Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin në Bërnjak


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin me granate dore ndaj KFOR-it, që ndodhi sot në mëngjes në vendkalimin kufitar në Bërnjak, si pasojë e të cilit u lëndua një ushtar i KFOR-it, thuhet në një njoftim të kabinetit qeveritar.

"Ky sulm i radhës mbi forcat paqëruajtëse të KFOR-it që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës", thuhet në deklaratë.

"Edhe njëherë, Qeveria e Republikës së Kosovës fton gjithë qytetarët serbë të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve demokratike kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in", ka potencuar Qeveria.

Largimi i barrikadave nga KFOR-i dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për gjithë qytetarët, nenvizohet në komunikatën e Qeverisë.

"Qeveria i dëshiron shërim sa më të shpejtë ushtarit të lënduar në këtë sulm, duke kërkuar që incidentet si ky të zbardhen menjëherë".
XS
SM
MD
LG