Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata e diskualifikoi kryeministrin


Njerëzit në Pakistan e shikojnë raportin në televizion për diskulifikimin e Gilanit

Njerëzit në Pakistan e shikojnë raportin në televizion për diskulifikimin e Gilanit

Gjykata Supreme e Pakistanit e ka shpallur kryeministrin, Jusuf Raza Gilani, të “diskualifikuar” për të mbajtur zyre.

Kjo shpallje u bë dy muaj pasi kjo gjykatë e dënoi zotin Gilani për mospërfillje.

Vendimi i gjykatës ia ndalon kryeministrit që të mbajë zyre dhe të shërbej në parlament.

Raportohet se liderët e Partisë Popullore të Pakistanit në qeveri, që e ka edhe shumicën në parlament dhe duhet ta zgjedhin pasardhësin e zotit Gilani, e kanë filluar një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në muajin prill, një gjykatë e lartë e dënoi Gilanin për dështim që të ndërmarrë aksion për rihapjen e rastit të marrjes së ryshfetit kundër presidentit Asif Ali Zardari.

Akuzat datojnë nga vitet e 90-ta, kur ai ishte akuzuar se ka përdorë xhirollogari në bankat e Zvicrës për t’i pastruar parat nga ryshfeti.

Gilani mbrohet duke thënë se Zardari ka imunitet të plotë si kryetar shteti.
XS
SM
MD
LG