Ndërlidhjet

logo-print

Kuper sot në Beograd


Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kupe.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kupe.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, arrin sot në Beograd, ku do të takojë këshilltarin e presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç raportojnë mediat serbe, dy zyrtarët do të bisedojnë për dialogun e deritashëm dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në nëntë raunde diskutimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur.

Diplomati evropian do të takohet me Gjuriqin pasi presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ndodhet në Samitin e Kombeve të Bashkuara në Rio De Zhaniro.

Pas qëndrimit në Beograd, Kuper do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG