Ndërlidhjet

Futboll: Fillojnë takimet çerekfinale në Euro 2012


Simpatizues të Çekisë
Simpatizues të Çekisë
Në ndeshjen e parë të takimeve çerekfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, që po zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, sot në Varshavë takohen Portugalia dhe Çekia.

Futbollisti portugez, Ronaldo, do të përpiqet për përsëritjen e suksesit, që e kishte arritur kundër Çekisë në vitin 2008, kur i kishte shënuar dy gola në ndeshjen të cilën Portugalia e fitoi me rezultat 3:1, në fillim të Kampionatit Evropian në vitin 2008.

Por, edhe Çekia i ka llogaritë e veta. Në vitin 1996 çekët e mundën Portugalinë dhe arritën në finale të kampionatit evropian, ku humbën nga Gjermania.
XS
SM
MD
LG