Ndërlidhjet

Twitter shkakton panik


Logo e Twitter-it

Logo e Twitter-it

Rrjeti social Twitter ka qenë jashtë funksionit për rreth një orë, duke shkaktuar panik në mesin e disa përdoruesve.

Teknikët e ueb-faqes kanë rregulluar shpejt problemin, i cili thuhet se nuk ka qenë rezultat i sulmeve dashakeqe.

Por, në kohën kur rrjeti ka qenë jashtë funksionit, disa përdorues kanë postuar mesazhe në rrjetet e tjera sociale, duke lënë komente si: “Twitter-i ka rënë, jeta ime nuk ka më kuptim” dhe “Twitter-i ka mbaruar ashtu si edhe jeta ime”.

Lajmin e kanë raportuar madje edhe agjencitë ruse të lajmeve, duke thënë se “rusët kanë vështirësi në qasjen në rrjet”.
XS
SM
MD
LG