Ndërlidhjet

Liderë të Eurozonës diskutojnë krizën e borxheve


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Eurozonës takohen të premten për të diskutuar trajtimin e krizës së borxheve në Evropë.

Kryeministri italian, Mario Monti, do të presë në Romë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Fransua Holland, dhe presidentin spanjoll, Mariano Rajoi.

Takimi në Romë ndodh pak ditë para samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili do të zhvillohet më 28 dhe 29 qershor.

Në anën tjetër, auditorët e pavarur kanë paralajmëruar se bankat spanjolle mund të kenë nevojë për kapital shtesë, në vlerë prej 62 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG