Ndërlidhjet

Britania i refuzon vizën kreut të Komitetit Olimpik të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet britanike kanë refuzuar kërkesën për vizë të shefit të Komitetit Olimpik të Sirisë, Movafak Xhoum.

Ky i fundit ka planifikuar të përcjellë Lojërat Olimpike në Londër, të cilat do të zhvillohen nga 27 korriku deri më 12 gusht.

Besohet se refuzimi ka ndodhur për shkak të lidhjeve të Xhoumit me regjimin e presidentit Bashar al-Asad, të cilin shtetet perëndimore e akuzojnë për shtypjen e protestuesve antiqeveritarë.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik pritet të ratifikojë vendimin për refuzimin e vizës, raporton BBC.
XS
SM
MD
LG