Ndërlidhjet

Mijëra egjiptianë mbushin Sheshin Tahrir


Sheshi Tahri, 22 qershor 2012.
Sheshi Tahri, 22 qershor 2012.
Mijëra egjiptianë janë mbledhur në Sheshin Tahrir të Kajros për të protestuar kundër zgjatjes së pushtetit ushtarak.

Protestat e së premtes ndodhin në kohën kur egjiptianët vazhdojnë të presin rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, që u zhvilluan fundjavën e kaluar.

Gjatë demonstratës, kleriku që ka udhëhequr lutjet e së premtes në shesh, tha se Muhamed Mursi, kandidat i Vëllazërisë Myslimane, është fitues i qartë i zgjedhjeve.

Ahmed Shafik, i cili ka qenë kryeministri i fundit në regjimin e presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak, ka thekuar sërish se ai është fitues dhe ka akuzuar Vëllazërinë Myslimane se “po bën përpjekje të frikësojë zyrtarët zgjedhorë”.

Javën e kaluar, Këshilli Ushtarak i ka dhënë vetes pushtet legjislativ dhe ekzekutiv me shpërndarjen e parlamentit të dominuar nga islamistët.

Këshilli Ushtarak ka marrë udhëheqjen e vendit pas rrëzimit të Mubarakut në kryengritjen e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG