Ndërlidhjet

Spanja mposht Francën


Futbollistët spanjollë i gëzohen fitores, Ukrainë, 23 qershor, 2012
Futbollistët spanjollë i gëzohen fitores, Ukrainë, 23 qershor, 2012
Spanja ka mposhtur Francën me rezultat 2-0 në ndeshjen e çerekfinales, të luajtur në Donetsk të Ukrainës.

Të dy golat janë dhënë nga mesfushori i Real Madridit Xavi Alonso, e para në pjesën e parë, ndërsa e dyta përmes një penaltie në minutën e 90-të.

Fitorja e Spanjës është e para ndaj Francës në ndeshjet konkurruese në shtatë përpjekjet e fundit.

Fitorja nënkupton se Spanja do të luajë në gjysmëfinale me Portugalinë.

Të premten në Gdansk, Gjermania hyri në gjysmëfinale, pasi që mposhti Greqinë me rezultat 4-2.

Gjermania, kampione e trefishtë e Evropës do të luajë me fituesin e çerekfinales që del nga loja mes Anglisë dhe Italisë.
XS
SM
MD
LG