Ndërlidhjet

logo-print

Industria prodhimit: Sfidë për institucionet kosovare


Ilustrim

Ilustrim

Sektori kryesor që mund të ringjall ekonominë e Kosovës është industria e prodhimit, konsiderojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, sektori i prodhimit mbetet sfidë për autoritetet kompetente.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se ky sektor mund të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe në rritjen e numrit të të punësuarve.

Sipas tij, në Kosovë dominon sektori i tregtisë dhe shërbimeve, pastaj vjen industria e prodhimit.

"Prodhimi ende mbetet sfidë, ende ka një rritje të ngadalësuar, por i vetmi sektor që mund të rimëkëmb ekonominë është prodhimi. Prandaj, politikat shtetërore të Kosovës duhet të fokusohen drejtë avancimit të këtij sektori, duke e zëvendësuar tregtinë dhe importin”, shprehet Shahini.

Edhe Besnik Krasniqi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se vetëm 10 për qind e ndërmarrjeve kosovare janë të fokusuara në prodhim, përqindje kjo që nuk siguron zhvillim të përgjithshëm ekonomik.

Ai thekson se edhe niveli i lartë i importit ka ngufatur mundësinë e prodhimit kosovar.

Ne, si Kosovë, duhet t’i ndërtojmë përparësitë konkurruese, në mënyrë që t’i bëjmë konkurrencë firmave me produkte kualitative. Fatkeqësisht, për momentin, kjo industri në Kosovë nuk është duke pasur mundësi t’i bëjë konkurrencë këtyre produkteve edhe në tregun vendor në Kosovë, lëre më të diskutojmë në kontekst më të gjerë, se sa vështirësi kanë ndërmarrjet kosovare që të eksportojnë këto produkte dhe t’i bëjnë konkurrencë produkteve të huaja”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai konsideron se ekzekutivi i vendit duhet të hartojë një strategji të qartë të zhvillimit ekonomik, ku politikat industriale do të ishin favorizuese për zhvillimin e këtij sektori.

Sipas Krasniqit, ky është sektori i vetëm që mund të krijojë vende të reja pune.

Sektori i prodhimit ndikon shumë në punësim, sepse nëse e shohim strukturën e të punësuarave, në shërbime marrin pjesë shumë firma, mirëpo shërbimet mund të kryhen me një numër të vogël të punëtorëve. Sektori i prodhimit është sektori që tërheq më së shumti punëtorë dhe të punësuar, dhe krijon vende të reja të punës”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, Agim Shahini, pohon se në mungesë të një strategjie nga qeveria e vendit për këtë sektor, të gjitha iniciativat për këtë industri kanë qenë individuale, e që në disa raste kanë falimentuar.

Të gjitha iniciativat kanë ardhur në forma individuale, shpesh të kopjuara dhe shpesh kanë ndikuar që këto kopjime nga njëri tjetri, të eliminojnë njëri tjetrin më një konkurrencë të padrejtë. Prandaj, duhet të rregullohet tregu në bazë të kërkesave. Sektori i ndërtimtarisë është sektor që ka perspektivë në të ardhmen”, thekson Shahini.

Ndryshe, autoritetet kompetente, vazhdimisht kanë theksuar përpjekjet për përmirësim dhe zhvillim të sektorit privat, e konkretisht industrisë se prodhimit.

Por, një gjë e tillë, gjithnjë është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG