Ndërlidhjet

logo-print

Greqia nis aksion kundër shenjës MK


Ilustrim i flamurit maqedonas dhe atij grek

Ilustrim i flamurit maqedonas dhe atij grek

Ministri i jashtëm i Maqedonisë është ankuar për veprimet e autoriteteve greke, pasi këto të fundit kishin nisur vendosjen e afisheve ngjitëse në veturat maqedonase që po bartnin tabelat me shenjën MK gjatë hyrjes së tyre në shtetin grek.

Nikolla Popovski e cilësoi veprimin e autoriteteve greke “jolegal dhe një provokim të pakuptimtë”.

Që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991, Shkupi vazhdon ta ketë si mosmarrëveshje kryesore me Athinën çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në afishet ngjitëse, të cilat u përdorën nga autoritetet greke në gjuhën angleze shkruan “E njohur nga Greqia si FYROM” duke iu referuar ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG