Ndërlidhjet

BE pajtohet të nisë negociatat me Malin e Zi


Flamuri i Malit të Zi
Flamuri i Malit të Zi
Mali i Zi ka marrë dritën jeshile për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Luksemburg.

Ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Aleksandër Stub, para takimit të ministrave të Jashtëm, tha se Mali i Zi sot do të marrë datën e fillimit të këtyre bisedimeve.

Shumica e vendve anëtare të BE-së pajtohen për këto negociata, derisa deri më tash, publikisht ka dalë Suedia, e cila mbetet e rezervuar.

Ministri i saj i Jashtëm, Karl Bildt ka ngritur këtë dilemë, duke thënë se krimi i organizuar në rajon, e në veçanti në Mal të Zi mbetet në nivel të lartë dhe kjo duhet të merret parasysh.
XS
SM
MD
LG