Ndërlidhjet

Braktis Egjiptin ish kandidati për president


Ahmed Shafik

Ahmed Shafik

Një zyrtar i aeroportit të Kajros ka thënë se kryeministri i fundit i Hosni Mubarakut, që u mund nga kandidati islamik në zgjedhjet presidenciale, Mohamed Morsi, ka ikur nga vendi për të shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

AP citon zyrtarin të ketë thënë se Ahmed Shafik ka ikur nga Egjipiti në agimin e së martës, disa orë pasi që prokurori i përgjithshëm u vendit nisi një hetim mbi pretendimet se ai kishte shpenzuar paratë publike gjatë kohës sa ka qenë ministër i aviacionit civil nën Mubarakun.

Zyrtari tha se Shafiku, shoqërohej nga tri vajzat e tij dhe nipat. Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti.
XS
SM
MD
LG