Ndërlidhjet

Google plason tabletën Nexus Seven


Ilustrim
Ilustrim
Google e ka plasuar tabletën e vogël me emrin e vetë kompanisë.

I quajtur Nexus Seven, tableta do të ketë një ekran prej 7 inçave, që i bie të jetë më i vogël sesa iPad-i i popullarizuar i kompanisë Apple.

Tableta që përmban softuerin e gjeneratës së fundit të sistemit Android, është bërë për Google nga kompania Asus me seli në Tajvan, ka bërë me dije kreu i ekipit të Androidit Hugo Barra.

Tabletat Nexus janë në dispozicion për t’u porositur në Australi, Kanada, Britani dhe Shtetet e Bashkuara në dyqanet e kompanisë Google me një çmim prej 199 dollarë.

Shpërndarja fillon në mesin e muajit korrik, ka thënë Barra.
XS
SM
MD
LG