Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata Supreme e mbështeti Legjislacionin Obama


Ndërtesa e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Ndërtesa e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e ka mbështetur shtyllën qendrore të ligjit për kujdes shëndetësor të presidentit Barak Obama, sipas të cilit kërkohet që shumica e amerikanëve duhet të kenë sigurim shëndetësor.

Sot Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë argumentet që thonin se rishqyrtimi masiv i sistemit shëndetësor amerikan ishte jokushtetues, pasi kërkon që shumica e amerikanëve, deri në vitin 2014, duhet të kenë sigurim shëndetësor ose ballafaqohen me dënime.

Ky vendim i gjykatës më të lartë në Shtetet e Bashkuara paraqet një fitore të madhe për Barak Obamën, pesë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Këtë plan të kujdesit shëndetësor presidenti Obama e pat shndërruar në ligj, duke e nënshkruar atë në vitin 2010.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i zhvilluar industrialisht, që nuk u mundëson sigurim shëndetësor të gjithë shtetasve të vet.
XS
SM
MD
LG