Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi i bombës – 7 ushtarë të vrarë


Polici pakistanez e shikon mbetjen e autobusit të shkatërruar pas sulmit në një lagje të qytetit Kueta
Polici pakistanez e shikon mbetjen e autobusit të shkatërruar pas sulmit në një lagje të qytetit Kueta
Autoritetet në Pakistan thonë se së paku shtatë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, kur konvoji i tyre u godit nga një bombë në rrugën përgjatë kufirit me Afganistanin, në rajonin veriperëndimor.

Incidenti ndodhi mbrëmë në një treg në vendin Bara.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët pothuajse rregullisht i sulmojnë përfaqësuesit qeveritarët dhe civilët në këtë territor.

Prej zhvillimeve të tjera në Pakistan, veçojmë edhe sulmin e militantëve të dyshuar sunitë kundër një autobusi me piligrinë shiitë, me ç’rast u vranë 10 vetë.

Policia tha se ky sulm ndodhi dje në qytetin jugperëndimor Kueta, kryeqytet i provincës Balluçistan, dhe se në autobus gjendeshin afro 40 persona, që udhëtonin nga Irani për në Kueta.
XS
SM
MD
LG