Ndërlidhjet

UEFA: Rusia dhe Spanja dënohen për incidente raciste


Ftubollisti zezak i Çekisë Selasie (majtas) ishte ofenduar nga simpatizuesit e Rusisë

Ftubollisti zezak i Çekisë Selasie (majtas) ishte ofenduar nga simpatizuesit e Rusisë

Federata evropiane e futbollit, UEFA, e ka dënuar Asociacionin Futollistik të Rusisë me 30 mijë euro, dhe atë të Spanjës me 20 mijë euro, për shkak të incidenteve raciste, në të cilat janë involvuar simpatizuesit rusë dhe spanjollë, gjatë Kapionatit Evropian të Futbollit, Euro 2012, që po mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Federatat e futbollit të Rusisë dhe Spanjës mund të ankohen ndaj këtij vendimi.

Spanja u dënua pasi dashamirët e saj brohoritën parulla raciste dhe kishin sjellje raciste gjatë takimit kundër Italisë në Gdanjsk të Polonisë, më 10 qershor.

Në këtë takim u ofendua sulmuesi zezak italian, Mario Balotelli.

Rusia është dënuar për sjellje të ngjashme raciste nga simpatizuesit e saj gjatë takimit të Rusisë me Çekinë, në Vrocllav të Polonisë, më 8 qershor. Në radhët e seleksionit çek luante edhe futblollisti zezak, Teodor Gebre Selasie.

Më herët, Fdederata e Futbollit e Kroacisë është dënuar me 80 mijë euro nga UEFA, për fyerje raciste ndaj Mario Balotellit, gjatë takimit Kroacia – Italia.
XS
SM
MD
LG