Ndërlidhjet

Qiproja – kryesuese e Bashkimit Evropian


Pamje e kryeqytetit të Qipros, Nikozia
Pamje e kryeqytetit të Qipros, Nikozia
Republika e Qipros, prej sot, është kryesuese e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Njëra nga çështjet aktuale është ajo e negociatave emergjente për ndihma për vendet me probleme financiare.

Më herët këtë javë, Qiproja u bë vendi i pestë në eurozonë, që ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e BE-së dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa i ka fajësuar problemet ekonomike në Greqinë fqinje.

Zyrtarët nga Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, presin që nesër të arrijnë në Nikozi, për ta vlerësuar situatën në sistemin bankar dhe për të diskutuar për ndonjë kërkesë tjetër fiskale të qeverisë së Qipros.
XS
SM
MD
LG