Ndërlidhjet

logo-print

Zebari: Nga Iraku, Al-Kaida ka kaluar në Siri


Ministri i jashtëm irakian Hoshijar Zebari

Ministri i jashtëm irakian Hoshijar Zebari

Ministri i jashtëm irakian, Hoshijar Zebari, tha sot se militantët e al-Kaidës kanë kaluar nga Iraku në Siri për të ndërmarrë sulme.

“Ne kemi minformacione solide dhe të inteligjencës se pjesëtarët e rrjetit terrorist al-Kaida kanë shkuar në drejtim tjetër, në Siri, për të ndihmuar dhe ndërmarrë sulme terroriste. Për këtë, gjatë viteve, ne ia kemi tërhequr vërejtjen regjimit të Sirisë”, tha Zebari.

Në komentet e tij në kryeqytetin Bagdad, ai nuk e ka zbuluar burimin e informacioneve lidhur me lëvizjen e luftëtarëve të al-Kaidës.

Por, Zebari ka theksuar se grupet ekstremiste e kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e dhunës që po ndodhë në Siri.
XS
SM
MD
LG