Ndërlidhjet

Hitleri kishte shpëtuar mikun hebre


Fotografi e Adolf Hitlerit
Fotografi e Adolf Hitlerit
Adolf Hitler ka ndërhyrë personalisht për të parandaluar persekutimin dhe deportimin e një miku hebre, me të cilin ishte njohur gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton një gazetë gjermane e cituar nga agjencia e lajmeve DPA.

Gazeta gjermane që publikohet në gjuhën angleze “Jewish Voice” bëri të ditur se ka zbuluar një shkrim të Hajnrih Himler, kreun e nazistëve SS në gusht të 1940-ës, se Hitler ka urdhëruar që Ernst Hes të mos persekutohet.

Hesit iu sigurua mbrojtja “sipas dëshirës së Fyhrerit”, citon gazeta letrën e zbuluar.

I lindur më 1890 , Hes punonte si gjykatës në Dyzeldorf deri në momentin kur patën hyrë në fuqi ligjet raciste që e detyruan atë ta ndërpres punën më 1936.

Hes u njoh me Hitlerin gjatë Luftës së Parë Botërore, ku për një kohë të caktuar ishte komandant i tij.
XS
SM
MD
LG