Ndërlidhjet

Bajrami: Gjykata Kushtetuese ndërhyri në procesin kushtetutëdhënës


Kosovo - Arsim Bajrami, 07Feb2011
Kosovo - Arsim Bajrami, 07Feb2011
Kryetar i Komisionit ad hoc për amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, reagoi ndaj interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Në një letër dërguar mediave, Bajrami theksoi “teksti i vlerësuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk është propozim i Komisionit për amandamentimin e Kushtetutës por i liderëve të katër partive Politike (PDK, LDK, AKR, AAK), i dorëzuar pasi që komisioni për amandamentimin e Kushtetutës ka dorëzuar draftin zyrtar te propozim-amendamenteve, i mbështetur nga 30 deputetë”.

Ai tha se ka pasur tendencë për një interpretim të ngushtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, gjë që, sipas tij, mund të paraqet një precedent në të ardhmen, sa i përket qasjes ndaj ndryshimeve kushtetuese.

“Një interpretim i tillë i ngushtë paraqet ndërhyrje të kësaj Gjykate në procesin Kushtetutëdhënës, njëherit kjo mund të shihet edhe si ndërhyrje në kompetencat e kuvendit për miratimin dhe ndryshimin e kushtetutës”, thuhet në letrën e Bajramit.

“Sa i përket amandamentit 10 (dhjetë) që parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, 6 përkatësisht 9 muaj pas hyrjes në fuqi të këtyre amendamenteve, ai ka paraqitur bazën politike në rastin e zgjedhjes së presidentit/es dhe nisjen e procesit të ndryshimit të kushtetutës. Ky amandament njëherësh mban autorësinë e katër liderëve të partive politike (PDK, LDK, AKR, AAK), andaj komisioni kushtetues vlerëson se autorësia e këtij amendamenti i takon liderëve politik, të cilët e kanë dërguar propozimin për vlerësimin e amendamenteve tek Gjykata Kushtetuese dhe të njëjtit janë përgjegjës për menaxhimin e situatës kushtetuese dhe politike të krijuar”, vlerësoi ai.
XS
SM
MD
LG