Ndërlidhjet

Kushtetuesja vendos për suspendimin e Basheskut


Trajan Bashesku
Trajan Bashesku
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë mbështeti vendimin e Kuvendit për suspendimin nga detyra të presidentit Trajan Bashesku.

Gjykata vendosi se kryetari i ri majtist i Senatit, Crin Antonesku, do të jetë ushtrues i detyrës së presidentit deri në referendumin e 29 korrikut, kur vendoset nëse Bashesku do të shkarkohet.

Megjithatë, gjykata ende duhet të vendosë nëse amendamenti i paraqitur nga qeveria e majtë e kryeministrit Viktor Ponta është kushtetues.

Amendamenti lehtëson shkarkimin e presidentit përmes referendumit, pasi kërkohet që për këtë të votojë vetëm shumica e atyre që marrin pjesë në votim.

Më parë duhej shumica e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote.

Nëse gjykata vendos se amendamenti është antikushtetues, referendumi mund të anulohet.

Votimi i parlamentit për largimin e Basheskut ka nxitur kritika të gjerë ndërkombëtare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se kjo lëvizje është “e papranueshme”, dhe “shkel parimet themelore të sundimit të ligjit”.
XS
SM
MD
LG