Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Duarshtrëngimi është shumë i vonë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish presidenti serb, Boris Tadiq

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish presidenti serb, Boris Tadiq

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se shtrëngimi i duarve me ish presidentin e Serbisë, Boris Tadiq është “shumë pak dhe shumë i vonë”, sepse Tadiq nuk e ka bërë një gjë të tillë sa ka qenë president.

Në një intervistë për të përjavshmen kroate “Globus”, Thaçi ka thënë se lideri i Partisë Demokratike ka qenë “dy herë president i Serbisë” dhe asnëjherë nuk ka treguar dëshirën e as nuk pasur guximin që të shënojë historinë duke shtrënguar duart me përfaqësuesit e Kosovës, por e ka bërë këtë në samitin e Kroacisë, por jo më në cilësinë e presidentit të shtetit.

“Akulli duhet thyer vetëm në nivel institucional në kuadër të kontakteve dypalëshe dhe bashkëpunimit në mes të presidentëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në dy shtetet sovrane, ndërsa këtë lloj komunikimi e ka refuzuar me këmbëngulje Tadiqi gjatë kohës sa ka qenë president. Prandaj, shtrëngimi i duarve në Dubrovnik to të thotë shumë pak dhe është shumë i vonë", tha Thaçi.

Sipas tij, vlerësimet se shtrëngimi i duarve ishte historik, ka qenë i tepruar, por siç ka thënë, është i rëndësishëm, dhe si simbolik, tregon sinjale të gatishmërisë së “qeverisë së Prishtinës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe për bashkëpunimin rajonal si dy shtete në rrugën kah integrimet euro-atlantike”.

Në samitin e Dubrovnikut në Kroaci, më 7 korrik, kryeministri Hashim Thaçi dhe ish presidenti i Serbisë Boris Tadiq kanë shtrënguar duart, në atë që mediat e kanë qujtur takim historik, por të dy liderët kanë refuzuar ta trajtojnë të tillë.
XS
SM
MD
LG