Ndërlidhjet

OKB: Ban Ki-Mun do ta vizitojë Kosovën

  • RFE /RL

Ban Ki - mun

Ban Ki - mun

Ban Ki-mun do të jetë zyrtari i parë i lartë i Kombeve të Bashkuara që e viziton Kosovën, prej shpalljes së pavarësisë, në kuadër të turneut ballkanik.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirki, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, në fund të javës së ardhshme e fillon tunerun nëpër disa vende të Ballkanit, me ç’rast do të qëndrojë në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Kosovë dhe Bosnjë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zoti Ban do ta vizitojë misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të takohet me zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë.

Pas Kosovës ai do të udhëtojë për në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat e OKB-së i ishin nënshtruar kritikave të ashpra lidhur me dështimin për ta parandaluar masakrën e vitit 1995, kur në Srebrenicë u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.(f.b.)
XS
SM
MD
LG