Ndërlidhjet

Siri: Regjimi i ka hedhur poshtë pretendimet për masakër


Veturat e misionit të OKB-së në Siri
Veturat e misionit të OKB-së në Siri
Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, i ka hedhur poshtë pretendimet se ka përdorë tanke dhe helikopterë në sulmin vdekjeprurës në fshatin Tremseh, të cilin aktivistët e kanë përshkruar si “masakër”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Sirisë, Xhihad Madkisi, në një konferencë për shtyp sot në kryeqytetin Damask, tha se raportet se trupat qeveritare i kanë përdorë helikopterët në sulmin më 12 korrik, janë “absolutisht të pavërteta”.

Makdisi theksoi se ushtria gjatë luftimit, që ai e karakterizoi si përleshje ndërmjet trupave dhe kryengritësve të armatosur, ka përdorë vetëm granata.

Por, vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, që e vizituan fshatin Tremseh, gjatë ditës së djeshme, i kanë përshkruar dëshmitë e luftimit brutal, në shënjestër të të cilit ishte një spektër i gjërë i kundërshtarëve politikë.

Sjuzën Gosheh, zëdhënëse e misionit të OKB-së në Siri, lidhur me vizitën në Tremseh, tha:

“Ne mund të konfirmojmë se atje ka pasur operacion ushtarak, më 12 korrik, të enjten. Sulmet duket se në shënjestër i kishin shtëpitë specifike të aktivistëve dhe të dezertorëve ushtarakë”, i tha agjencisë Rojters, zëdhënësja Gosheh.

Aktivistët thanë se më se 150 njerëz ishin vrarë gjatë sulmit.
XS
SM
MD
LG