Ndërlidhjet

logo-print

Merkel rithekson kundërshtimin ndaj ndalimit të synetisë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Qeveria gjermane tha se është duke kërkuar mënyrën më të mirë për ta mbajtur të ligjshme synetinë fetare.

Zotimi i së hënës vjen në kohën e protestave ndërkombëtare mbi vendimin e një gjykate lokale në Gjermani, me të cilin synetitë cilësohen si akt kriminal.

Hebrejtë dhe myslimanët kishin dënuar vendimin e gjykatës në Këlln në një rast kundër një mjeku mysliman. Djalit, i cili ishte operuar nga mjeku në fjalë, i ishte nevojitur kujdesi mjekësor pas synetisë. Gjykata pat vendosur se bërja synet e djalit ishte një dëmtim trupor dhe se duhej të ndalohej kjo praktikë.

Mësohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thanë anëtarëve të partisë së saj se Gjermania do të bëhej objekt shakaje po që se zbaton një sanksionim të tillë.

“Nuk dua që Gjermania të jetë i vetmi vend në botë ku hebrejve u ndalohet t’i praktikojnë ritualet e tyre. Ne do ta shndërronim vetën në komb të bufonëve”, i ka thënë Merkel komitetit drejtues të Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) në Berlin.
XS
SM
MD
LG