Ndërlidhjet

Jahjaga takon sot Rasmusenin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel do të qëndrojë në selinë kryesore të NATO-s.

Ajo pritet të takojë sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Anders Fog Rasmusen.

Rasmusen ka qëndruar në Kosovë para disa ditësh ku ka porositur se duhet të nisë një proces politik për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë Jahjaga ka pasur takime me krerët e BE-së, përkatësisht me presidentin, Herman van Rompoj, presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe ka zhvilluar një darkë pune me komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle.

Përvec, proceseve integruese, me këta zyrtarë është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun me Serbinë.
XS
SM
MD
LG