Ndërlidhjet

Shpërthimi në Bullgari- sulm vetëvrasës


Burgas, Bullgari, 19 korrik, 2012
Burgas, Bullgari, 19 korrik, 2012
Zyrtarët në Bullgari kanë fajësuar një sulmues vetëvrasës për shpërthimin në autobusin me turistë izraelitë, nga i cili mbetën të vrarë të paktën tetë persona.

Sulmi ndodhi të mërkurën jashtë aeroportit në qytetin turistik të Detit të Zi Burgas, pasi që turistët izraelitë, që sapo kishin arritur nga Tel Avivi hynë në autobusin dykatësh.

Ministria e Brendshme bullgare tha se gjashtë izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në shpërthim.

Shoferi bullgar i autobusit është vrarë gjithashtu, së bashku me sulmuesin vetëvrasës, i cili është thënë se ka pasur një patentë shoferi të falsifikuar nga shteti amerikan i Miçigenit.

Zyrtarët izraelitë e kanë akuzuar Iranin dhe aleatin libanez Hezbollah se mbajnë përgjegjësi për sulmin. Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur qesharake deklaratën.

Shpërthimi në Burgas është sulmi më vdekjeprurës për qytetarët izraelitë jashtë vendit, që nga viti 2004, kur 12 izraelitë u vranë në një sulm me bombë në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Shpërthimi gjithashtu ndodhi në përvjetorin e 18 të bombardimeve të vitit 1994 në qendrën e komunitetit hebre në Argjentinë, ku mbetën të vrarë 85 njerëz.

Zyrtarët iranianë dhe Hezbollahu qenë implikuar në disa hetime zyrtare për sulmin - akuzat këto të mohuara nga Teherani.

Kryeministri bullgar Boiko Borisov tha të enjten se janë duke u zhvilluar hetime për të identifikuar sulmuesin e dyshuar të Burgasit, trupi i të cilit raportohet se ka pësuar dëmtime të shumta.

“Ne kemi prova të forta për të besuar se (akti terrorist)ishte vepër e një sulmuesi vetëvrasës. Ne kemi punuar nga afër me kolegët tanë të FBI-së dhe CIA-s dhe asnjë informacion nuk u gjet rreth autorit të supozuar në databazën e tyre. Pra, ne mund të themi me siguri se një nga viktimat kishte dokumente të rreme”, tha Borisov.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha të enjten se ka “informacione solide” se Irani dhe Hezbollahu janë të përfshirë në kryerjen e sulmit, por nuk ofroi detaje.

Kryeministri Benjamin Natanjahu ka thënë se vendi i tij “do të reagojë fuqishëm kundër terrorit iranian.”

Izraeli ka fajësuar Iranin për një varg të sulmeve të fundit që kishin në shënjestër izraelitët në Tajlandë, Indi, Gjeorgji, dhe vende të tjera.
XS
SM
MD
LG