Ndërlidhjet

Kameron kërkon front unik afgano-pakistanez


Presidenti afgan Hamid Karzai (ne mes), kryeministri pakistanez Raxha Pervez Ashraf (majtas) dhe kryeminsitri Dejvid Kameron, Kabul, 19 korrik 2012
Presidenti afgan Hamid Karzai (ne mes), kryeministri pakistanez Raxha Pervez Ashraf (majtas) dhe kryeminsitri Dejvid Kameron, Kabul, 19 korrik 2012
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron i bëri thirrje Afganistanit dhe Pakistanit që të pajtohen për një kauzë të përbashkët kundër kryengritësve në rajonin kufitar të të dy vendeve.

Kameron tha se terroristët po përpiqen të thyejnë si Pakistanin ashtu edhe Afganistanin, andaj, këto dy vende duhet “të jenë së bashku në një luftë të vetme.”

Kameron dhe presidenti afgan Hamid Karzai u takuan me kryeministrin e ri të Pakistanit Raxha Pervez Ashraf për herë të parë të enjten.

Ata vunë në pah se përpjekjet afgane për të negociuar me talebanët kanë nevojë për ndihmën e Islamabadit, në mënyrë që të jenë të suksesshme.

Qeveritë britanike, amerikane dhe afgane kanë kritikuar për kohë të gjatë Pakistanin se nuk po bën mjaft për të ndaluar sulmet ndërkufitare të grupeve kryengritëse, që kanë bazat në Pakistan.
XS
SM
MD
LG