Ndërlidhjet

logo-print

Siria mohon zërat se ka përdorur armë bërthamore


Pamje të luftimeve në Siri

Pamje të luftimeve në Siri

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme siriane tha se qeveria do të përdorë armët kimike vetëm si kundërpërgjegjie ndaj “agresionit” që vjen nga jashtë.

Zëdhënësi, Xhihad Makdisi, tha në një konferencë për media në Damask se qeveria nuk do të përdorte asnjëherë armë të tilla kundër sirianëve.

Ai theksoi se rezervat me armë bërthamore të shtetit janë nën kujdesin e ushtrisë, pavarësisht konfliktit që ka shpërthyer në vend.

Komenti i tij pason paralajmërimin e zyrtarëve amerikanë, sipas të cilëve, Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë liruar ose përdorur armë bërthamore.

Zëdhënësi i ministrisë tha gjithashtu se situata në Damask është duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të normalizohet gjendja.
XS
SM
MD
LG