Ndërlidhjet

Rexhepi: Vrasja në Talinovc do të zbardhet


Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi
Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka vizituar sot fshatin Talinovc, afër Ferizajt, dhe ka premtuar se vrasja e çiftit bashkëshortor Jeftiq do të zbardhet.

Ai ka vlerësuar se është shumë pak e besueshme se motivi i vrasjes ishte përkatësia etnike.

“Në hetimet e vrasjes së Jeftiqëve është i përfshirë edhe EULEKS-i, ndërsa për detajet e hetimit nuk mund të flas, por gjithsesi do të dihet autori i këtij krimi neveritës, i cili faktikisht ishte ekzekutim”, u tha Rexhepi gazetarëve dhe shtoi se “ai kriminel duhet të hedhet para drejtësisë”.

Bajram Rexhepi theksoi se nuk mund të thotë se çiftin bashkëshortor Jeftiq e kanë vrarë shqiptarët apo serbët, por theksoi se “motivi etnik është shumë i dobët në këtë rast”.

Zoti Rexhepi i siguroi banorët e këtushëm se policia e Kosovës do të vazhdojë ta ketë praninë e pandërprerë në këto zona, me qëllim te ngritjes së nivelit të sigurisë.
XS
SM
MD
LG