Ndërlidhjet

Nikoliq: OKB-ja të ketë rol më aktiv në Kosovë


Ban Ki-mun (djathtas) përshëndetet me Tomisllav Nikoliqin, në fillim të takimit të tyre në Beograd

Ban Ki-mun (djathtas) përshëndetet me Tomisllav Nikoliqin, në fillim të takimit të tyre në Beograd

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë, që t’i kryejnë obligimet e tyre në harmoni me mandatin dhe të sigurojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Këto komente zoti Nikoliq i bëri gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-s, Ban Ki-mun, sot në Beograd.

Sipas njoftimit nga presidenca e Serbisë, Nikoliq i ka thënë Ban Ki-munit se OKB duhet të kenë rol më aktiv në luftën për ruajtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit ndërkombëtar të shteteve të pranuara – anëtare të OKB-së dhe zbatim dhe respektim të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Mëtutje, Nikoliq i tha Ban Ki-munit, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, prej tash të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”.

Sipas njoftimit, Ban Ki-mun, ka shprehur bindjen se Serbia do të japë kontribut të plotë në punën e OKB-së, “veçmas gjatë një viti të ardhshëm, kur Vuk Jeremiqi do ta kryesoj Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki-mun, nesër e viziton Kosovën.
XS
SM
MD
LG