Ndërlidhjet

Londër: Për siguri të LO vendosen 1200 trupa shtesë


Ushtarët patrullojnë afër terreneve të volejbollit
Ushtarët patrullojnë afër terreneve të volejbollit
Qeveria e Britanisë ka shpallur sot se është duke i vendosur 1200 trupa shtesë për mbrojtjen e Lojërave Olimpike 2012 në Londër.

Kështu, numri i trupave të angazhuara për sigurinë e lojërave arriti në 18200.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike mbahet të premtën më 27 korrik në mbrëmje.

Pos trupave, pritet që më se 20 mijë oficerë të sigurisë të punojnë në ruajtjen e Olimpiadës.

Zyrtarët nuk kanë orfruar ndonjë shpjegim për trupat shtesë, por nuk pa pasur indikacione se ky hap është ndërmarrë për shkak të ndonjë kërcënimi specifik.
XS
SM
MD
LG