Një nga viktimat e masakrës së javës së kaluar në Kolorado të Shteteve të Bashkuara u bë baba.
Bashkëshortja e viktimës, Kejllib Medlli, gjendja shëndetësore e të cilit mbetet kritike, lindi një djalë.
Zyrtarët e Spitalit Universitar në Kolorado thanë se nëna dhe foshnja janë në gjendje “shumë të mirë”.
Djali lindi në të njejtin spital, ku Medlli vazhdon të jetë në komë pasi u qëllua me plumb në kokë të premtën e kaluar.
Gjykimi i vrarësit të dyshuar në të ashtuqajturën “masakrën e Betmenit”, Xhejms Houms, pritet të vazhdojë të hënën.
Gjatë incidentit në kinemanë në Aurora të Kolorados u patën vrarë 12 persona, ndërsa u patën plagosur 58 të tjerë.