Ndërlidhjet

Një 11 vjeçar udhëtoi nga Mançesteri në Romë pa pasaportë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në një aeroport në veri të Anglisë janë duke hetuar se si ka arritur një 11 vjeçar të niset me avion për në Romë, pa pasur pasaportë dhe biletë fluturimi.

Në një deklaratë të ditës së mërkurë, menaxhmenti i aeroportit në qytetin e Mançesterit e kanë cilësuar këtë ngjarje si “ekstremisht serioze”, e cila është duke u hetuar nga zyrtarët e linjës ajrore që ka operuar me këtë fluturim dhe zyrtarët e aeroportit.

Në deklaratë thuhet se disa pjesëtarë të personelit janë pezulluar nga puna, por nuk është saktësuar numri i tyre.

Djaloshi 11 vjeçar ka kaluar sigurimin pa u kontrolluar fare dhe është nisur drejt avionit.

Mediat angleze njoftojnë se pas aterimit në Itali, atij nuk i është lejuar të dalë nga avioni, por është vendosur në një fluturim tjetër për ta kthyer mbrapa në Mançester.
XS
SM
MD
LG