Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga, Panariti: Të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Prishtinë me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, me ç’rast theksoi se të dy vendet duhet të punojnë vazhdimisht për bashkëpunim të gjithanshëm.

Mëtutje, siç njoftoi presidenca e Kosovës, Jahjaga ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrijnë marrëveshje, që ndihmojnë në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe se të dy shtetet duhet të jenë shembull në gjithë rajonin.

Ajo dhe zoti Panariti, u pajtuan se të dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie në të gjitha fushat pa asnjë pengesë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, është takuar edhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG