Ndërlidhjet

Numrat interesantë të lojërave


Londër 2012

Londër 2012



2 – Numri i femrave atlete të ardhura nga Arabia Saudite. Mbretëria konservative myslimane, konfirmoi më herët këtë muaj se për herë të parë do të dërgojë femra në Lojërat Olimpike. Ato do të jenë Vodjan Ali Seraj Abdulrrahim Sharkani, një garuese në xhudo, dhe Sara Atar, një vrapuese e garës 800 metërshe.

3 - Numri i shteteve që do të kenë femra duke i përfaqësuar ata për herë të parë në histori: Arabia Saudite, Katari dhe Brunei.

3 – Është numri i mbajtjes së Lojërave Olimpike në Londër, që kur ato filluan në vitin 1896. Kryeqyteti britanik më parë organizoi lojërat në vitin 1908 dhe 1948. Motoja e sivjetme e lojërave është “Inspiro një gjeneratë”.

5 – Numri i avionëve gjigantë që mund t’i zinte Qendra Ndërkombëtare e Transmetimit, një qendër mediatike e hapur 24 orë për 20 mijë transmetues, fotografë dhe gazetarë që do t’i përcjellin Lojërat Olimpike.

26 – Numri i sporteve që do të mbahen, në 38 disiplina të ndryshme, nga garat në ujë, deri te mundjet.

71 – Mosha e atletit më të vjetër që do të garojë. Japonezi Hiroshi Hoketsu do ta kompletojë stërvitjen e kuajve me kalin e tij Mare, i cili është 15 vjeçar. Hoketsu është lojtari olimpik më i vjetër, që nga Oskar Suahn, një 72 vjeçar nga Suedia, gjuajtës, i cili fitoi medaljen e bronzit në vitin 1920.

357 – Numri i fushave të futbollit që do të jenë të nevojshme për të mbushur sheshin olimpik 2.5 kilometrash. Këtu do të përfshihen Stadiumi Olimpik, qendrat e baseneve dhe akuariumeve.

4,700 – Numri i medaljeve të bëra për Lojërat Olimpike si dhe Paralimpikëve. Përpara secilës medalje shihet Nike, perëndesha greke e fitores, ndërsa mbrapa shihet logoja e Lojërave Olimpike të vitit 2012.

10,000 – Numri i tualeteve të instaluara përreth vendeve ku do të mbahen lojërat.

12,000 – Numri i metrave katrorë të kulmeve në formë të valëve, në qendrat ujore, që është një herë e gjysmë më e madhe se fusha e futbollit Uemelej. Dhjetë milion litra ujë u nevojitën për t’i mbushur të tri pishinat.

17,000 – Numri i atletëve që do të përfaqësojnë 204 shtete dhe territore.

18,000 - Numri i trupave të sigurisë për të mbajtur rregull dhe siguri gjatë lojërave - më shumë se numri i ushtarëve që tash ndodhen në Afganistan.

80,000 – Kapaciteti për Stadiumin Olimpik. Gjatësia e strukturës është 53 metra. Përreth çatisë, janë 14 kulla ndritëse që arrijnë 70 metra përsipër hapësirës sportive. Gjatë përgatitjes, 800 mijë ton baltë janë larguar.

9 milionë - Numri i biletave të karrigeve që do të shiten, me çmime që sillen prej 30 dollarë për karrige standarde, dhe deri në 3 mijë dollarë për ulëset më të mira në ceremoninë e hapjes. Më shumë se 500 mijë spektatorë pritet të marrin pjesë.

13 miliardë – Numri i ushqimeve që pritet të konsumohen gjatë lojërave, nga publiku, atletët, stafi dhe vullnetarët. Pritet që do të konsumohen rreth 260 mijë copë buke.

4 miliardë - Numri i shikuesve ndërkombëtarë që pritet ta shikojnë hapjen e ceremonisë së Lojërave Olimpike.

13 miliardë – Numri i dollarëve i projektuar për përgatitjet e Lojërave Olimpike.(g.k.)
XS
SM
MD
LG