Ndërlidhjet

Kapello udhëheq kombëtaren ruse


Fabio Kapello
Fabio Kapello
Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Kapello, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Unionin Rus të Futbollit për të udhëhequr ekipin kombëtar të Rusisë deri në Kampionatin Botëror të Futbollit, që do të mbahet në vitin 2014 në Brazil.

Kapello e ka bërë publik lajmin në një konferencë për media në Moskë.

Ai do të zëvendësojë Dik Avokejtin, i cili ka dhënë dorëheqje pas humbjeve të Rusisë në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Kapello ka qenë i papunë prejse është larguar nga Anglia në muajin shkurt.

Italiani 66-vjeçar ka fituar titullin e ligës me secilin klub që ka udhëhequr, përfshirë Real Madridin, AC Milanin, Romën dhe Juventusin.
XS
SM
MD
LG