Ndërlidhjet

Merkel, Monti: Do ta mbrojmë eurozonën


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian, Mario Monti
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian, Mario Monti
Qeveria gjermane tha se kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri italian Mario Monti kanë rënë dakord që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur eurozonën, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Monti do të vizitojë Berlinin në muajin e ardhshëm.

Zëdhënësi i qeverisë Georg Streiter tha se Merkel foli në telefon me Montin të shtunën.

Kjo bisedë pasoi atë të Merkelit me presidentin francez Fransua Holland.

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ata ishin të vendosur të bëjnë gjithçka për të mbrojtur eurozonën.

Në asnjërën deklaratë nuk përmendet ndonjë veprim specifik.

Italia dhe Spanja, që janë ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha të eurozonës, janë duke luftuar me kostot e huamarrjes të lartë.
XS
SM
MD
LG