Ndërlidhjet

DASH: Mostoleranca fetare pllakos botën


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara thonë se mostoleranca fetare ka vazhduar të pllakosë botën në vitin 2011.

Në botimin e fundit të raportit vjetor mbi liritë fetare, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se qeveritë në shtetet si Bahrein, Irak dhe Rusi kanë reaguar ndaj konfliktit dhe grupeve që i konsiderojnë “ekstermistë të dhunshëm” në ato mënyra që kanë kufizuat lirinë fetare dhe kanë kontribuar në jotolerancë sociale.

Në raport thuhet se ligjet mbi blasfeminë, apostazinë dhe shpifjen janë përdorur në masë më të madhe nga qeveritë në vitin e kaluar duke kufizuar kështu liritë fetare.

Po ashtu thuhet se një numër shtetesh, përfshirë Kinën, Iranin, Korenë Veriore dhe Arabinë Saudite mbesin “shkelësit kronikë dhe sistematikë” të lirisë fetare.

Në raport vihet në pah një rritje globale e antisemitizmit dhe jotolerancës në mes të grupeve tjera përfshirë ahmaditë, bahaitë, budistët dhe myslimanët ujgurë.
XS
SM
MD
LG