Ndërlidhjet

Paneta: Sanksionet s'po e bindin Iranin


Leon Pantea
Leon Pantea
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka pranuar se sanksionet gjithnjë e më të ashpra ndërkombëtare kundër Iranit ende nuk e kanë detyruar Teheranin që të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore.

Por, ai thotë se presioni përfundimisht do ta detyrojë Iranin ta “bëjë atë që është e drejtë.”

Paneta i bëri këto komente në Tunis gjatë turneut të tij pesë-ditor në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Pas takimit me udhëheqësit e rinj islamikë në Tunizi, Paneta pritet të vizitojë të martën Kajron për bisedime me presidentin e ri islamik të Egjiptit, Mohamed Morsi dhe liderin ushtarak marshall Mohamed Husein Tantavin.

Të mërkurën, Paneta ka në plan të vizitojë Izraelin – liderët e të cilit vend kanë thënë se po mendojnë për një sulm ushtarak për ta ndaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Uashingtoni dëshiron që Izraeli t'iu japë sanksioneve dhe diplomacisë më shumë kohë, edhe pse "të gjitha opsionet" janë në tavolinë. Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor.
XS
SM
MD
LG