Ndërlidhjet

Washington Post: Mit Romni - një turne me gafe


Mit Romni
Mit Romni
"Washington Post"


Mit Romni ka nisur turneun e tij jashtë shtetit “Më shihni mua, unë jam burrështetas”, duke ofenduar popullin e Mbretërisë së Bashkuar. Thënë më butë, ai nuk është fare gjeni për të lexuar disponimin e një audience. Ai e ka kuptuar se gjërat nuk kanë shkuar si duhet kur ka parë titujt e gazetave si: “Njeri i humbur”.

Ofendimi i Romnit, i cili ka thënë se ka shenja shqetësuese se Londra mund të mos jetë gati për të organizuar Olimpiadën, ka qenë i budallenjtë, por jo i parëndësishëm. Ai, në fakt, ka zbuluar mjaft shumë rreth asaj se si e sheh kandidati veten e tij dhe vendin e tij në botë.

Ajo çfarë Romni di për garën e olimpikëve tejkalohet nga ajo që Romni mendon se di për garën e olimpikëve. Siç ka thënë edhe kryeministrit Dejvid Kameron, organizimi i lojërave në Londër nuk është njësoj sikur organizimi i tyre në Salt Llejk Siti.

Dallimet e tilla nuk ekzistojnë te Romni. Ai tenton të jetë kryelartë për arritjet e tij dhe indiferent për ata, të cilët, sipas vlerësimit të tij, nuk janë të barabartë me të. Këta të fundit “nuk janë shumë të zgjuar dhe nuk punojnë shumë, si dhe mund të vuajnë nga disa dobësi morale”.

Dhe, kështu, nuk ka rëndësi, nëse ju operoni brenda një qyteti të vogël dhe bosh apo brenda një qyteti të madh dhe të populluar. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni djali i një titani të pasur të korporatave, i cili është bërë një guvernator i shquar, apo djali i një nëne që jeton në banesa publike. Romni ka fituar 250 milionë dollarë dhe ka një kalë stërvitës në Olimpiadë. Këtë mund ta keni dhe ju.

Disa do të më akuzojnë mua për atribuimin e këndvështrimeve të Romnit që unë mund të mos di se i ka. Përgjigjja ime është se unë e bazoj këtë në atë që mund të vëzhgoj, duke punuar me informacion të kufizuar.

Pasi është tallur nga shtypi britanik është shpërfillur nga kryetari i Londrës, Boris Xhonson, si një “djalë i quajtur Mit Romni”, kandidati është larguar pa e parë performancën e kalit të tij. Ndalesa e radhës ka qenë Izraeli, ku goja e tij ka vazhduar të jetë më e shpejtë se mendja.

Qëllimi i tij ka qenë të dobësojë udhëheqjen e madhe të presidentit Obama në mesin e votuesve hebrenj, duke bërë përpjekje të tingëllojë agresivisht i angazhuar për sigurinë e Izraelit, por, në fakt, pa u larguar nga politikat e Obamës, të cilat janë më pro-izraelitet se të çdo administrate tjetër amerikane.

Ai e ka bërë këtë mjaft mirë – për një kohë. Ai ka arritur të fitojë tituj lajmesh, duke deklaruar se do të përdoren të gjitha masat për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore – çfarë është pikërisht pozicion i Obamës. Kur këshilltari i politikës së jashtme, Den Senor, ka sugjeruar se Romni do të mbështeste sulmin e njëanshëm izraelit kundër objekteve bërthamore të Iranit, Romni është mbërthyer në pozicionin e tij, që tingëllon i rreptë, por është i paqartë.

Romni po ashtu ka premtuar se do të zhvendosë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem – gjë të cilën Xhorxh Bushi e ka premtuar në vitin 2000, por që asnjëherë nuk e ka bërë.

Romni po ashtu ka deklaruar se kultura ka qenë arsyeja kryesore përse Izraeli ka qenë më shumë i begattë se territoret e okupuara, të cilat janë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez. “Unë e di fuqinë e kulturës së paku dhe pak gjëra të tjera”, ka thënë Romni.

Palestinezët kanë deklaruar se një nga ato “pak gjëra të tjera” është pushtimi izraelit, i cili kontrollon lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve. Deklarata e Romnit për kulturën është raciste, ka thënë Saeb Erakat, zyrtar palestinez.

Romni do që të projektojë një besim të patrembur. Në vend të kësaj, ai rrezaton pasiguri të verbër. Njerëzit e gjithë botës mund të tregojnë dallimin.(v.t.)
XS
SM
MD
LG