Ndërlidhjet

Afganistan: Trupat franceze e dorëzuan një bazë ushtarake


Pamje nga Afganistani
Pamje nga Afganistani
Trupat franceze e kanë dorëzuar një bazë ushtarake te armata afgane, si pjesë e tërheqjes së 2 mijë ushtarëve francezë, të paraparë deri në fund të këtij viti.

Pranim – dorëzimi në bazën ushtarake në qarkun Surobi, që është afro 50 kilometra nga kryeqyteti Kabul, është shënuar me një ceremoni të rastit, me ç’rast është ulur flamuri i Francës, ndërsa është ngritur ai i Afganistanit.

Këtë tërheqje, presidenti francez, Fransua Holland, e pat shpallur në muajin maj. Ai pat thënë se në Afganistan do të mbeten 1400 ushtarë francezë për të ndihmuar me çështje logjistike dhe stërvitëse.
XS
SM
MD
LG