Ndërlidhjet

Tinejxheri kinez vret tetë njerëz


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një tinejxher kinez vrau tetë njerëz dhe plagosi pesë të tjerë pasi i sulmoi me thikë në veri-lindje të vendit.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi se sulmi ndodhi të mërkurën në rajonin Lianoning.

Mirëpo, në raportin e saj të publikuar të enjtën, agjencia nuk dha detaje shtesë si për shembull lidhur me moshën e viktimave.

Sulmet e dhunshme janë në rritje në Kinë.

Në vitin 2010 ndodhën një varg sulmesh ndaj fëmijëve si pasojë e të cilave ishin vrarë 20, ndërsa plagosur më shumë se 50 të tjerë.
XS
SM
MD
LG