Ndërlidhjet

NASA përzgjedh tri kompani private për planet hapësinore


Ilustrim
Ilustrim
Tri kompani ajrore të hapësirës janë shpërblyer me 1.1 miliardë dollarë nga NASA për të zhvilluar brenda pesë vjetëve të ardhshëm anije komerciale kozmike për të bartur astrunautët në hapësirë.

Sierra Nevada Corporation, SpaceX dhe Boeing kanë marrë dritën jeshile nga NASA për zhvillimin e anije në fazën e ardhshme të një programi që synon të nisë industrinë komerciale të hapësirës dhe ta lejojë NASA-n që të përqëndrohet në prioritetet tjera.

Boeing ka marrë 460 milionë dollarë, SpaceX 440 milionë dollarë dhe Sierra Nevada 212.5 milionë dollarë. Boeing dhe SpaceX do të zhvillojnë kapsilën e ekuipazhit, ndërsa Sierra Nevada trupin e anijes.

“Sot, po shpallin një hap tjetër të rëndësishëm drejt nisjes së astronautëve tanë nga toka amerikane në sistemet hapësinore të ndërtuara nga kompanitë amerikane”, ka thënë administratori i NASA-s Çarls Bolden.

NASA ka dhënë fonde disa herë në vitet e fundit për të inkurajuar zhvillimin komercial hapësinor.
XS
SM
MD
LG