Ndërlidhjet

Spanja burgos “terroristin” turk


Sulmet në Madrid, 2004.
Sulmet në Madrid, 2004.
Një gjykatë në Spanjë ka burgosur njërin nga tre anëtarët e dyshuar të Al Kaidës, të arrestuar ditë më parë.

I dyshuari turk akuzohet për posedim të lëndëve plasëse në adresën ku është arrestuar të enjten, përkatësisht në provincën jugore Andalucia.

Dy të dyshuarit e tjerë me origjinë çeçene do të mbahen në paraburgim, derisa policia vazhdon hetimet.

Ata janë kapur të enjten në Spanjë derisa udhëtonin në drejtim të kufirit me Francën.

Autoritetet thonë se tre personat besohet se kanë planifikuar sulm në Evropë.

Sipas tyre, materiali i kapur në banesën e të dyshuarit turk “është i mjaftueshëm për të shkatërruar një autobus”.

Në vitin 2004, një sulmues i lidhur me Al Kaidën ka shpërthyer bombat në trena të Madridit, duke vrarë 191 persona dhe plagosur 1,841 të tjerë.
XS
SM
MD
LG