Ndërlidhjet

Luftime në Turqi, 19 të vrarë


Foto arkivi
Foto arkivi
Luftimet në mes të ushtarëve turq dhe rebelëve kurdë kanë lënë 19 njerëz të vrarë në juglindje të Turqisë.

Agjencia Anatolia bën të ditur se të vrarët përfshijnë 6 ushtarë, 2 roje fshati dhe 11 rebelë, ndërsa ngjarja, sipas saj, ka ndodhur në provincën Hakari, në kufi me Irakun.

Në luftimet e njëjta mësohet të jenë plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë.

Rebelët janë pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit - organizatë kjo e cila nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara cilësohet si terroriste.

Konflikti i saj me Qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që nga atëherë thuhet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz
XS
SM
MD
LG