Ndërlidhjet

logo-print
Televizioni shtetëror i Sirisë tha se ëshië shkarkuar kryeministri i vendit, pas raporteve se Rijad Hixhab ka dezertuar në Jordani.

Burime jozyrtare jordaneze kanë konfirmuar se Hixhab ka ikur bashkë me familjen e tij.

Hixhab, ish ministër i bujqësisë, është emëruar kryeministër më 23 qershor.

Ai konsiderohet një nga dezetruesit e nivelit më të lartë deri tani.

Ndërkohë, një bombë ka goditur katin e tretë të ndërtesës së televizionit shtetëror në Damask duke shkatërruar disa zyra dhe plagosur të paktën tre punonjës, ka bërë me dije vetë televizioni shtetëror.

Shpërthimi është i fundit në Damask, në atë që duket të jetë një valë e sulmeve vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera në muajt e fundit derisa lufta civile në vend ka eskaluar dhe kryengritësit janë forcuar në taktikat e tyre.
XS
SM
MD
LG