Ndërlidhjet

"Emërime politike" në Bankën Qendrore të Serbisë


Jorgovanka Tabakoviq
Jorgovanka Tabakoviq
Serbia emëroi një ligjvënëse nga koalicioni qeverisës si guvernatore të Bankës Qendrore.

Parlamenti mbështeti Jorgovanka Tabakoviqin, një zyrtare e lartë e Partisë Përparimtare në pushtet për të zëvendësuar Dejan Shoshkiqin, i cili dha dorëheqje në javën e kaluar, për shkak të një ligji, i cili i mundëson qeverisë ta kontrollojë bankën.

Ligji i miratuar të shtunën, krijon një trup të fuqishëm mbikëqyrës të emëruar nga parlamenti që të përfaqësohet në bordin ekzekutiv të bankës dhe i jep Kuvendit përgjegjësi për emërimin e menaxhmentit kryesor.

Bashkimi Evropian ia ka tërhequr vërejtjen Serbisë se ligji paraqet “një hap prapa” në rrugën e anëtarësimit, po që se mëton minimum e autonomisë së bankës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ligji do të ketë pasoja për marrëveshjen e kredisë të quajtur “Stand by”, në vlerë prej 1.23 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG