Ndërlidhjet

Putin: Kemi pasur plan për luftën në Gjeorgji


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir Putin, tha se Rusia ka pasur plane për të zmbrapsur sulmet gjeorgjiane në republikën separatiste të Gjeorgjisë-Osetinë Jugore.

Duke folur në përvjetorin e luftës së 2008-ës ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë, Putin tha se shtabi i përgjithshëm i Rusisë ka pasur një plan “në fund të vitit 2006 dhe në fillim të 2007-ës” i cili ishte aprovuar nga Putin.

Ai tha se një pjesë e planit pat përfshirë trajnimin e policëve në Osetinë Jugore për t’i ndihmuar trupat ruse në rast të ndonjë kërcënimi nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG